Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE”Lufthansa” anulon mbi 50% të fluturimeve për shkak të grevës

”Lufthansa” anulon mbi 50% të fluturimeve për shkak të grevës

Më shumë se gjysma e të gjitha fluturimeve në aeroportin e Mynihut do të anulohen sot për shkak të një greve të stafit tokësor të ”Lufthansa”-s, si pjesë e një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme për pagat. ”Rreth 400 ngritje – ulje të 730 fluturimeve që operohen normalisht nga të gjitha linjat ajrore do të preken”, njoftoi aeroporti. Sindikatat u bënë thirrje gjithashtu stafit tokësor në Frankfurt, Hamburg, Berlin dhe Dusseldorf ti bashkohen grevës dhe kauzës së tyre. ”Lufthansa” ka anuluar midis 80 dhe 90 për qind të 1000 fluturimeve të saj të planifikuara si masë paraprake. Më shumë se 100 000 pasagjerë janë prekur

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments