Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARELufta në Ukrainë në qendër të fjalimeve të presidentëve Biden dhe Zelensky

Lufta në Ukrainë në qendër të fjalimeve të presidentëve Biden dhe Zelensky

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky do t’u drejtohen liderëve botërorë të mbledhur në Kombet e Bashkuara në ditën e parë të javës vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të debateve të nivelit të lartë. Në debatin e përgjithshëm të 78-të të martën në Nju Jork do të marrin pjesë edhe presidenti turk Recep Tajip Erdogan, presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, kryeministri iranian Ebrahim Raisi dhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Java filloi të hënën me një samit mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (SDGs). Nga sot e në vazhdim në Debatin e Përgjithshëm do të flasin mbi 140 kryeministra dhe krerë shtetesh. Zelensky, i cili do të marrë pjesë personalisht në ngjarjen në Nju Jork për herë të parë që nga fillimi i luftës, ka të ngjarë të tërheqë më shumë vëmendje dhe të marrë pjesë në një ”stuhi” takimesh anësore. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, e cila filloi në shkurt 2022, ka të ngjarë të luajë një rol të madh në shumë fjalime në OKB. Zelensky mbërriti në Nju Jork të hënën pasdite me gruan e tij Olena Zelenska

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments