1920 përfundoi Lufta e Vlorës, një cikël betejash i patriotëve shqiptarë kundër forcave ushtarake italiane të cilat që më 9 dhjetor 1919 kishin marrë nën protektorat Shqipërinë, pas vendimeve të dala nga Konferenca e Paqes në Paris.
Të revoltuar nga kjo padrejtësi, më 29 janar 1920 u mblodh “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare Vlorë”.
Sulmi ndaj garnizonit italian filloi që më 6 qershor 1920. Në këto luftime morën pjesë rreth 20.000 trupa. Sulmet u zhvilluan në disa lokalitete si në gjirin e Vlorës, Ujin e Ftohtë, Vlorë-Kaninë, Panaja, Llogora, Himarë, Selenicë, Gjorme, Matohasanaj, Tepelenë. Me përfundimin e Luftës së Vlorës, garnizonet italiane u tërhoqën edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini.
Luftëtarë vinin nga të gjitha zonat e Shqipërisë si dhe nga shqiptarët e Amerikës të cilët drejtoheshin nga 12 komandantë nën drejtimin e përgjithshëm të Qazim Koculit. Në zonën e çliruar, Drashovicë, u vendos shtabi i luftës me prefekt Qazim Kokoshin.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton në një postim të sajin edhe moton që shoqëroi luftëtarët e Vlorës dhe që ishte huazuar nga vargjet e Lasgush Poradecit “Ja do mbetet Vlora e jona, ja do bëhet gur e hi”.