Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURELufta e Konispolit, beteja më e gjatë kundër trupave naziste

Lufta e Konispolit, beteja më e gjatë kundër trupave naziste

Beteja më e gjatë kundër nazistëve në Ballkan është zhvilluar në Shqipëri. Kjo betejë, e cila zgjati për 55 ditë, ishte luftimi i parë në vendin tonë në kufirin shtetëror me Greqinë kundër batalioneve gjermane. Këto luftime kanë hyrë në histori si luftimet më të gjata në kohë të rezistencës shqiptare. Komanda gjermane kishte si qëllim të vinte nën kontroll bregdetin Jonian nga Gjiri i Artës deri në Konispol. Rezistenca u udhëhoq nga Batalioni “Çamëria” i ndihmuar edhe nga forca vullnetare të zonës. Luftime të gjata pati gjatë rrugës automobilistike Skalomë – Konispol dhe në drejtimin Lopës – Qafa e Likojanit. Në fund të këtyre luftimeve gjermanët arritën të pushtonin Konispolin dhe të lironin rrugët për lëvizjen e lirshme të ushtrisë gjermane në territorin e Ballkanit dhe konkretisht drejt Greqisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments