Spitali Universitar i Traumës shprehu sot ngushëllimet për ndarjen e papritur nga jeta të Dr. Luan Nikollarit, i cili u përcoll sot për në banesën e fundit. Që prej vitit 2013, Nikollari ka ushtruar detyrën e Shefit të Shërbimit të Statistikës në Spitalin Universitar të Traumës. “Për miq e kolegë ai do të kujtohet edhe për specializimin e në Epidemiologji nga ku u emërua Shef i Shërbimit të Mjekësisë Parandaluese dhe Përgatitjes Shëndetësore, Drejtoria e Shëndetësisë Ministria e Mbrojtjes”, thuhet në njoftimin për shtyp të SUT. Që prej vitit 1995 deri në 2003, ai i kushtoi rëndësi të veçantë “Strategjisë dhe Parandalimit të HIV/AIDS, në forcat Ushtarake në vendet e NATO-s dhe vendet e Evropës Juglindore, gjithashtu edhe “Strategjisë Kombëtare për parandalimin e HIV/AIDS ne Shqipëri”-ISHP, si bashkautor në përpilimin e tezës. “Dr. Luan Nikollari do të kujtohet në çdo detyrë ku ka kontribuar si shembull i korrektesës dhe saktësisë profesionale. I njohur nga kolegët si një njeri i përkushtuar ndaj punës dhe ecurisë së saj përballë çdo vështirësie. Një njeri i cili në zyrën e tij ruante imazhet e të gjithë kolegëve që kanë kontribuar për rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor në Spitalin Universitar të Traumës, e fliste përherë me krenari e pastërti për kolegët e tij”, thuhet më tej në njoftim.https://ata.gov.al/2022/08/07/ndahet-nga-jeta-doktor-luan-nikollari-shembull-i-saktesise-profesionale/
Luan Nikollari, shembull i saktësisë profesionale
RELATED ARTICLES