Tuesday, March 11, 2025
HomeSOCIALEKOSOVA​LS, bën thirrje për bojkotim të zgjedhjeve në veri

​LS, bën thirrje për bojkotim të zgjedhjeve në veri

Lista Serbe u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që t’i bojkotojnë zgjedhjet që pritet të zvilohen të dielën në katër komunat veriore të Kosovës. Kjo parti, e cila e ka bojkotuar pjesëmarrjen në këto zgjedhje, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “dëshiron t’i pushtojë katër komunat veriore dhe t’i udhëheqë përmes kryetarëve pushtues”. Përmes një deklarata të publikuar në Facebook, Lista Serbe ka bërë thirrje që vendvotimet të dielën të jenë të zbrazëta. “Serbët duhet t’i shikojnë me përbuzje të gjithë ata që planifikojnë të dalin, dhe të marrin pjesë, në këtë proces të paligjshëm zgjedhor, i cili është kundër interesave të popullit serb”, thuhet në deklaratë. Të dielën e 23 prillit do të mbahen zgjedhjet lokale në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote në këto katër komuna, që të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Për këtë proces zgjedhor ka folur edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ai ka deklaruar se pozicioni amerikan nuk ka ndryshuar. “Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do ta vëzhgojnë këtë proces nga afër”, ka deklaruar Hovenier për REL. Ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar për planifikimet dhe angazhimet në menaxhimin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor. Institucioni i sigurisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me Policinë, Prokurorinë e Shtetit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke raportuar për çdo rast të kundërligjshëm ditën e 23 prillit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ