Në Livadh, gjatë fundjavës u zhvillua “LOVA FEST”, një aktivitet që ndërthuri turizmin tradicional me atë aktiv, me lojëra në tokë e në det, për çdo moshë. Aktivitetet u zhvilluan pothuajse përgjatë 24 orëve, duke përfshirë edhe muzikën me DJ të njohur, në orët e natës, si dhe orët e diskutimeve mbi “Zhvillimin e qëndrueshëm e Perspektivat rinore”. Organizata PPNEA pjesëmarrëse e mbështetëse e këtij aktiviteti ka theksuar gjatë sesioneve të diskutimit se si ndikon urbanizimi i zonave të mbrojtura bregdetare në eleminimin e aktiviteteve rinore dhe të qëndrueshme. Ndërsa, profesionistë të rinj nga Kongresi Rinor Kombëtar dhe Chevening Alumni ndanë iniciativa dhe praktikat më të mira të aktivizmit rinor në çështje të zhvillimit të qëndrueshëm, të tilla si mbrojtja e mjedisit, ndryshimet klimatike e trashëgimia kulturore. “LOVA FEST” kishte mbështetjen e Ministrisë së Turizmit e Mjedisit si dhe të bashkisë Tiranë, mes shume institucionesh të tjera. Disa nga aktivitetet sportive të organizuara nga “LOVA FEST” ishin scuba diving, yoga, hiking, windsurf, beach volley etj.https://ata.gov.al/2022/08/22/lova-fest-turizem-dhe-aktivitete-ne-toke-e-det-ne-livadh/