Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Lonely Planet”: Shqipëria me Parkun e parë Kombëtar të lumit Vjosa

“Lonely Planet”: Shqipëria me Parkun e parë Kombëtar të lumit Vjosa

Shqipëria, ku numri i turistëve pothuajse u dyfishua vitin e kaluar, do të shndërrohet në një atraksion të rëndësishëm, pasi një nga lumenjtë më të shquar të Evropës, u shpall zyrtarisht një Park Kombëtar, shkruan në një artikull “Lonely Planet”. Mbështetja nga ambientalistët më në fund, ka bindur autoritetet shqiptare që të mbrojnë lumin shkëmbor dhe të bukur të Vjosës. Një lumë vërtet i paeksploruar që lëviz me shpejtësi, dhe shumë i rrallë në Evropë. Vjosa, 168 milje (270 km) pritet të tërheqë vizitorë që kërkojnë aventura për ecje, kamping, rafting dhe shumë të tjera. Lumi buron në Greqinë veriperëndimore, përpara se të përshkojë Shqipërinë dhe të takohet me detin në Vlorë. Rreth 1 110 lloje kafshësh dhe bimësh jetojnë rreth Vjosës, nga të cilat dy specie bimore dhe 13 kafshë janë të rrezikuara globalisht. Në kategorinë e fundit janë të rralla kafshët si; rrëqebulli i Ballkanit, prej të cilit thuhet se kanë mbetur vetëm 15, si dhe lundërza, peshku zingel ballkanik dhe shkaba egjiptiane. Shpallja e lumit Vjosa, një Park Kombëtar, është një fitore e madhe për turizmin shqiptar. Parku do të shërbejë si një pikë referimi për t’u ekspozuar kudo në botë, dhe si një destinacion i ri për turizmin ekologjik. Për të vizituar Vjosën, merrni autostradën SH4 nga qyteti jugor i Sarandës deri në mes të qyteteve Tepelenë dhe Memaliaj, përgjatë të cilës ofrohet një pamje e mrekullueshme. Më pas, ndaloni në Hotel “Kalem Kasneci” dhe shijoni kuzhinën tradicionale shqiptare me pamje nga lumi. Dhoma e ngrënies këtu, ofron një nga pamjet më të bukura të Vjosës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ