Britania e Madhe do të dërgojë 650 raketa në Ukrainë, në një angazhim të ri prej 213 milionë dollarësh për mbrojtjen e vendit kundër Rusisë, pritet të thotë sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey gjatë një vizite në Gjermani.

Sekretari i Mbrojtjes do të shpallë angazhimin e fundit të BM ndaj përpjekjeve të luftës së Kievit, kur të takohet me ministra nga e gjithë Evropa në një samit të mbrojtjes.

Takimi i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës do të zhvillohet në bazën e Forcave Ajrore Amerikane në Ramstein të Gjermanisë.

Healey do të përdorë paraqitjen e tij të parë si sekretar i Mbrojtjes në takimin e fundit të grupit për të riafirmuar angazhimin e qeverisë së re ndaj kombit të shkatërruar nga lufta.

“Ky angazhim i ri do t’i japë një shtysë të rëndësishme mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe demonstron përkushtimin e qeverisë sonë të re për të rritur mbështetjen për Ukrainën”, tha Healey përpara samitit.

Ai shtoi se “në ditët e fundit ne kemi parë koston tragjike të sulmeve pa dallim të Rusisë në Poltava dhe Lviv. Këto raketa të reja të prodhuara në Mbretërinë e Bashkuar do të mbështesin Ukrainën për të mbrojtur popullin, infrastrukturën dhe territorin e saj nga sulmet brutale të Putinit”.

“Me partnerët tanë ndërkombëtarë ne do të tregojmë se jemi të bashkuar për Ukrainën. Dhe do të diskutojmë se si mund të punojmë më së miri së bashku për të përmirësuar mbështetjen. Sepse siguria e MB dhe Evropës fillon në Ukrainë”, theksoi ai.

Të 650 të raketat me shumë funksione (LLM) do të ndihmojnë në rritjen e aftësive të mbrojtjes ajrore të Ukrainës, ndërsa ajo vazhdon të mbrohet kundër pushtimit rus dhe pritet të dorëzohen deri në fund të vitit.

Mbretëria e Bashkuar ka dorëzuar qindra LLM në Ukrainë në të kaluarën dhe porosia e fundit pritet të jetë pjesa e parë e një përpjekjeje për të rritur prodhimin evropian të mbrojtjes në ndihmë të përpjekjeve të luftës