Akuzat e reja ruse për një rol të supozuar udhëheqës të Britanisë së Madhe në sulmin ndaj gazsjellësit “Nord Stream” dhe në koordinimin e bastisjeve më të fundit të Ukrainës në Krime, janë pjesë e manualit të shpërqendrimit nga realiteti i përdorur nga Kremlini, deklaroi sot një zëdhënës i kryeministrit britanik, Rishi Sunak. Londra ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë, e cila ka deklaruar se ka prova nga shërbimet sekrete. Në një reagim, dje ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly akuzoi Moskën se po shfaqej gjithnjë e më shumë e shkëputur nga realiteti, dhe se donte vetëm të shpërqendronte vëmendjen nga dështimet e saj të supozuara në fushën e betejës. Kremlini akuzoi sot Britaninë e Madhe se qëndron pas shpërthimeve që dëmtuan gazsjellësit “Nord Stream 1” dhe 2 në detin Baltik në shtator, të ndërtuara për të transportuar gazin rus në Evropë. “Shërbimet tona sekrete kanë prova që sugjerojnë se sulmi ishte drejtuar dhe koordinuar nga specialistë ushtarakë britanikë”, u tha gazetarëve zëdhënësi presidencial rus, Dmitry Peskov. “Ka prova se Britania e Madhe është e përfshirë në një sabotim, një sulm terrorist në infrastruktura jetike, jo ruse, por ndërkombëtare të energjisë”, shtoi Peskov. ”Veprime të këtij lloji nuk mund të lihen pa përgjigje. Do të reflektojmë për masat që duhen marrë”, tha ai. Ushtria ruse kishte akuzuar edhe më parë Londrën se ishte e përfshirë në rrjedhjet e ”Nord Stream”. Këto akuza erdhën pas një sulmi të forcave ukrainas me drone në flotën ruse në Detin e Zi, planifikimin e të cilit Moska ia atribuoi gjithashtu ekspertëve britanikë. Mbrojtja britanike ka denoncuar pretendimet e rreme të Moskës që synonin të largonin vëmendjen. Më 26 shtator, katër rrjedhje të mëdha u zbuluan në gazsjellësit ”Nord Stream 1” dhe 2 jashtë ishullit danez të Bornholm, dy në zonën ekonomike suedeze dhe dy në atë daneze.http://ata.gov.al/2022/11/01/bm-londra-kundershton-serish-akuzat-ruse-per-perfshirje-ne-sabotimin-e-nord-stream/
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on