Mijëra protestues pro-palestinezë pritet të dalin sot në rrugët e Britanisë së Madhe, ndërsa Izraeli rrit ofensivën e tij në Gaza. Policia pret që rreth 100 000 persona t’i bashkohen një demonstrate në Londër duke kërkuar një armëpushim në luftën Izrael-Hamas, ndërsa mitingje të tjera po organizohen edhe në Mançester dhe Glasgou. Protestat vijnë pasi Izraeli ndërpreu komunikimet në Rripin e Gazës për shkakt të sulmeve të intensifikuara, duke bllokuar 2,3 milionë banorë nga kontaktet me njëri-tjetrin dhe me botën e jashtme. Kombet e Bashkuara thanë se masa do të parandalonte që ndihma të aksesohej nga palestinezët e bllokuar brenda territorit të bombarduar, ndërsa Tel Avivi vazhdon të sulmojë në shtrirjen prej 25 miljesh. Izraeli tha se ka në shënjestër luftëtarët e Hamasit për të cilët pretendon se veprojnë nga radhët e civilëve. Qeveria e Britanisë së Madhe ka vlerësuar se rreth 200 shtetas britanikë kanë mbetur në Gaza.