Llixhat e Dimalit, një pasuri natyrore me vlera kurative dhe relaksuese, po kthehen në një destinacion për vizitorët vendas dhe të huaj.
Përmes një projekti rehabilitimi nga bashkia Dimal, këto llixha janë transformuar, duke u kthyer në një pikë atraktive për banorët e zonës dhe vizitorë nga qytete të tjera të vendit.
Këto burime rrjedhin nga thellësia e tokës së kësaj zone dhe janë të pasura me veti të shumta kurative për disa sëmundje.