Lituania planifikon të përdorë dronë kundër balonave të përdorura nga kontrabandistët në kufi me Bjellorusinë, deklaroi Ministria lituaneze e Mbrojtjes.
”Dronët lituanezë do të përdoren për të detektuar balonat dhe nëse është e mundur për t’i shkatërruar ato”, theksoi ministri i Mbrojtjes, Laurynas Kasciunas.
Para një jave, u kapën disa balona nga Bjellorusia të cilat mbanin koli cigaresh.
Në fund të shtatorit, një incident i ngjashëm ka ndodhur në kryeqytetin Vilnius.
Ky incident ndezi polemika për balonat.
Nga ushtarakët është konsideruar e padëmshme, por rojat e kufirit nuk kanë autoritetin ligjor ose pajisjet e nevojshme për të goditur balonat