Në Fier vijon puna për lirimin e hapësirave publike në plazhe, të zëna padrejtësisht nga pronarë lokalesh apo individë të ndryshëm. Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zëna në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë pa lejen përkatëse, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Z. S., 54 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Policia sekuestroi 24 çadra dhe 53 shezlongë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduralehttps://ata.gov.al/2022/08/06/lirimi-i-hapesirave-publike-ne-plazhe-procedohet-pronari-i-nje-lokali-ne-seman/