Panorama e Fushë Studën, në Parkun Kombëtar të Shebenikut, mbetet një prej atraksioneve më të rëndësishme si për nga biodiversiteti, po aq edhe si një destinacion ekoturistik gjatë gjithë vitit.
Liqeni i Fushë Studën është në një prej vendeve më të frekuentuara, nga turistët vendas, por edhe të huaj sa i përket turizmit malor. Ky destinacion kthehet në një “tablo” piktoreske sidomos gjatë sezonit të dimrit, që i ofron të gjitha, ajrin e pastër, ujin dhe natyrën e bukur.
Fotot e liqenit të Fushë Studën vijnë përmes objektivit të Nino Mejdanit, pjesëmarrës në Konkursin Ndërkombëtar të Foto e Video Reels “Wanderlust in Albania 2”.





