Friday, April 11, 2025
HomeSOCIALELiqeni i Dashit,destinacion i turizmit

Liqeni i Dashit,destinacion i turizmit

Liqeni i Dashit, Monument Natyre, i ndodhur në Parkun Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë është kthyer në një destinacion turistik për turistët e pasionuar pas alpinizimit. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot momente nga ngjitja e turistëve në Liqenin e Dashit, gjatë fundjavës që lamë pas. “Liqeni i Dashit ndodhet në 2180 metër lartësi brenda Parkut Kombëtar të sapokrijuar “Alpet e Shqipërisë” . Vazhdimisht e sidomos në këto ditë të nxehta është destinacion për vizitorët shqiptarë e të huaj të turizmit malor”, thekson Kumbaro. Ky liqen është një nga liqenet më të mëdhenj akullnajorë që gjendet në vargmalin malor që ruan në të katër stinët e vitit të njëjtin nivel ujor. I ndodhur mes kullotave alpine të Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë me një peizazh piktoresk është kthyer në një destinacion shumë të vizitueshëm turistik nga vizitorët vendas dhe të huaj.

https://ata.gov.al/2022/07/18/kumbaro-liqeni-i-dashit-destinacion-i-turizmit-malor/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ