Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURELiqenet e Valamarës në listën e destinacioneve

Liqenet e Valamarës në listën e destinacioneve

Kreu i AdZM Korçë, Gjergji Koki solli sot pamje nga liqenet akullnajore në malin e Valamarës. Koki publikoi në rrjetet sociale fotografi të cilat shprehin më së miri natyrën e mrekullueshme malore të trevave të Pogradecit, Gramshit dhe Korçës. Dhjetëra liqene akullnajore gjenden në malin e Valamarës që bashkon Pogradecin, Gramshin dhe Korçën në lartesinë mbi dy mijë metra nga niveli i detit. Pogradeci nuk ka vetëm liqenin, por edhe destinacione turistike malore, të cilat kohët e fundit janë rizgjuar nga të apasionuarit e alpinizmit dhe jetesës në harmoni me natyrën. Edhe Valamara është në listën e destinacioneve të preferuara të turistëve dhe entuziastëve vendas të natyrës. Valamara është mal me lartësi 2373 m në kufirin midis Korçës, Gramshit dhe Pogradecit. Në veri kufizohet me Gurin e Topit. Bimësia përbëhet nga pyje ahu e pishe në pjesën e ulët dhe nga kullota të pasura verore në pjesën e sipërme. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments