Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURELinklater: Hollivudi ka ndryshuar ashtu si teknologjia

Linklater: Hollivudi ka ndryshuar ashtu si teknologjia

Regjisori Richard Linklater po reflekton sesi Hollivudi ka ndryshuar për keq me ardhjen e streaming, shkruan faqja e internetit indiewire.com. Skenaristi dhe regjisori i “Hit Man” deklaroi për ”The Hollywood Reporter” se ndoshta epoka e fundit e mirë e kinemasë i ka lënë vendin nevojës për përmbajtje miqësore me algoritmin, me filmat duke bërë “sisteme të avancuara të shpërndarjes për reklama”. “Duket se është zhdukur me erën – ose me algoritmin”, tha Linklater për artin e të bërit film. “Ndonjëherë flas me disa nga bashkëmoshatarët e mi që erdhën tek unë në vitet ’90. Mendojmë se kemi lindur në kohën e duhur, tha ai. “Mënyrat e trasmetimit kanë ndryshuar. Shyqyr që ka ende një brez të ri që vlerëson vërtetë kinemanë Ky është mendimi im, pavarësisht se është i errët. Unë kam një shoqëri filmash dhe kam hasur në kaq shumë fëmijë të rinj, të pasionuar pas kinemasë, të cilët kanë Channel Criterion dhe shikojnë të gjitha llojet e filmave të mahnitshëm. Por e di që, kulturalisht, ky është një përjashtim. Kam frikë se nuk ka mjaftueshëm masë kritike në kulturë për të mbështetur atë që ishte kinemaja dje”, theksoi ai. ”Thjesht, ndjej se të gjithë po hyjmë në ujë dhe shpresojmë të mos mbytemi. Kohët sfiduese janë sigurisht gjithnjë e më të vështira”, thekson ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments