Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARELinja ajrore do të peshojë pasagjerët para se të fluturojnë

Linja ajrore do të peshojë pasagjerët para se të fluturojnë

Korean Air është linja ajrore më e madhe në Korenë e Jugut e cila njoftoi në faqen e saj të internetit se synon të peshojë pasagjerët, plus bagazhet e tyre në dy aeroporte të Seulit gjatë periudhave të caktuara. Ata që fluturojnë nga Aeroporti Gimpo mund të peshohen nga 28 gushti deri më 6 shtator dhe ata që fluturojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Incheon midis 8-19 shtator. Sipas Simple Flying , linjat ajrore duhet të rivlerësojnë periodikisht peshën mesatare të pasagjerëve për të bërë rregullime të shpërndarjes, për të siguruar stabilitet gjatë fluturimeve dhe për të përcaktuar kërkesat për karburant. Korean Air është i prirur të përditësojë ‘Standardet e peshës dhe ekuilibrit të avionëve’. Me sa duket, njerëzit që nuk duan të ndajnë peshën e tyre thjesht mund të tërhiqen duke informuar stafin e aeroportit. Gjithashtu edhe Air New Zealand njoftoi një plan të ngjashëm në qershor të këtij viti, duke propozuar fillimisht peshimin para hipjes për më shumë se 10,000 pasagjerë. Për më tepër, sigurimi i shpërndarjes sa më efektive të peshës mund të zvogëlojë ndikimin mjedisor të çdo fluturimi. Nick Braiser, shefi operativ i kompanisë të teknologjisë Fuel Matrix, beson se linjat ajrore aktualisht djegin 0.3 dhe 0.5 për qind të karburantit të tyre në mënyrë të panevojshme. Sigurimi që matjet e peshës janë të përditësuara mund ta zvogëlojë në mënyrë drastike këtë. Procesi mund të tingëllojë mjaft i vështirë, por në thelb, ai është në ndihmë të sigurisë dhe efikasitetit. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments