Thursday, April 3, 2025
HomeMJEDISLini turistik: Me shijen e produkteve “Made in Albania

Lini turistik: Me shijen e produkteve “Made in Albania

Lini, fshati i vogël buzë liqenit të Ohrit, 22 km nga qyteti i Pogradecit, me një bukuri të rrallë dhe peizazh mahnitës pret mijëra turistë në çdo stinë.

Me shtëpitë e vogla të ndërtuara buzë ujit, në shpinën e një kodre jo shumë të lartë, me rrugica të vogla e të ngushta, të shtruara me gurë të vegjël, ku vështirë se mund të kalosh me makinë, Lini zgjon interesin e gjithë vizitorëve apo turistëve vendas e të huaj.

Bazilika Paleokristiane e Linit, një monument i shekullit VI, përfaqëson një nga veprat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Mozaiku i Linit, tashmë i restauruar, është një trashëgimi e çmuar kulturore dhe njëkohësisht konsiderohet si më i veçanti nga të gjithë mozaikët e tjerë me karakteristika fetare.

Po ashtu, në Lin ka disa plazhe të këndshme me ujë të kristaltë, me rërë dhe guralecë të vegjël.

Një vend i bukur për piknik është edhe vendi i quajtur “Mulliri i Vjetër”, me burime gurgulluese dhe hije pemësh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ