Tuesday, November 26, 2024
HomeMJEDISLini, sekreti i Pogradecit

Lini, sekreti i Pogradecit

Lini, vendbanimi që zhvillonte bujqësinë 8-9 mijë vjet më parë, sot mbetet një bukuri befasuese. Rezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe zviceranë, konfirmuan se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec, është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçar. Për Shqipërinë, ky zbulim është me shumë rëndësi. Jo vetëm për gjetjet arkeologjike të cilat priten të vendosen në Pogradec, gjë që do i japë një hov cilësor turizmit arkeologjik, por edhe për vetë banorët e tij. Ata sot jetojnë me peshkim e bujqësi, zhvillimi i së cilës sipas studiuesve është “ndër provat e para të bujqësisë në Europë”.

E kujt nuk i ka tërhequr vëmendjen panorama e mrekullueshme e fshatit Lin, ndërsa zbret nga Qafë-Thana për në Pogradec. Shtëpitë e vogla nga larg ngjajnë si kuti të hijshme me ngjyra që qëndrojnë butë rrëzë kodrës, fushat e punuara përreth dhe vetë liqeni i Pogradecit, i cili e ndërron ngjyrën sipas dritës, janë imazhe mbresëlënëse. Vendasit këtu janë njerëz të qetë e mikpritës. Vaide dhe Avram Shegani nuk kanë lëvizur prej Linit. E duam, thonë, shumë këtë vend, këtu kemi të parët dhe këtu do vdesim. Pasi na priti me një gotë raki të bërë vetë, mësojmë se Avrami ka punuar në hekurudhë si kontrollor, por thotë se ka qenë pjesë e saj edhe gjatë ndërtimit, në vitin e largët 1976. Nga ajo kohë kujton lodhjen, por edhe jetën e thjeshtë që bënin. Sot në pension, i janë kthyer bujqësisë. Mbjellin qepë, patate, groshë e zarzavatet e stinës, zonja bën turshi, reçel e gliko, ndërsa Avrami edhe pak raki e verë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments