Për të katërtin vit radhazi vijojnë gërmimet arkeologjike në sitin e Linit. Kërkimet udhëhiqen edhe këtë vit nga arkeologu i njohur Ardian Anastasi dhe profesori Albert Hafner. Kërkimet një vit më parë faktuan vendbanimin palafit të Linit si më të vjetrin në Europë, ndërsa këtë vit grupi i arkeologëve vijon të mbledhë materiale në shtresën kulturore.

Ndërsa profesor Hafner tha se vendbanimet me tipologji të tilla arkeologjike që janë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s janë tepër të rralla. “Duam të zbulojmë si jetonin njerëzit rreth liqenit. Vendimet janë 8 mijë vjeçare, praj 6 mijë vjet para Krishtit. Ky është më i vjetri në Europë sa i përket vendbanime liqenore. Është një zbulim i jashtëzakonshëm”, tha Albert Hafner, Drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës. Kërkimet arkeologjike pritet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm ku përveç datimeve konkrete pritet të zbulohen edhe të dhëna shumë të rëndësishme mbi jetesën e banorëve në këtë vendbanim.