Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMILigji për Pagesat: Llogari falas edhe për studentët

Ligji për Pagesat: Llogari falas edhe për studentët

“Përfitues të ligjit për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike, janë jo vetëm pensionistët dhe shtresat në nevojë por mund të hapin një llogari bankare falas, edhe studentët apo të gjithë të huajt që kanë marrë statusin e refugjatit.” Kështu u shpreh drejtori i departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë Deniz Deralla, në një prononcim për mediet, teksa zbardhi detaje të tjera nga ligji për Llogarinë e Pagesave me Shërbime Bazike, që ka hyrë në fuqi prej 1 prillit të këtij viti, si një masë për të ulur përdorimin e parave cash.

Deralla tha se, “hapja e një llogarie bankare nuk është me detyrim për qytetarët”. “Objekt i këtij ligji janë bankat. Ky ligj detyron bankat të hapin një llogari bankare pa kosto, për ato kategori që nuk e kanë një llogari. Ligji është përafrim me legjislacionit të BE. Ne detyrojmë bankat të hapin llogari me kosto zero dhe mirëmbajtja zero, për ato kategori që nuk e kanë llogari deri më sot. Këto llogari do shërbejnë për pagesa utilitare”, u shpreh ai. Deralla bëri të ditur se, “numri i pensionistëve apo i atyre që marrin ndihmë sociale është rreth 730 mijë, nga kjo masë vetëm 70 mijë e marrin pensionin ose ndihmën në bankës, ndërsa 660 mijë konsumator nuk e kanë këtë mundësi.

Ky ligj i ndihmon ata që ta marrin ndihmën ose pensionin përmes bankës, nuk i detyron, ju jep këtë mundësi. Ky ligj i garanton ata që nuk do të kenë kosto pranë bankës. Edhe këta pensionistë që e marrin pensionin në bankë do të mund të mbyllin këto llogari normale që ka kosto, dhe të hapin baziken që të mos kenë kostot që kanë”. Në zonat rurale kur degët e bankave mungojnë ose janë në numër të vogël, Deralla thotë se mund të luaj rol të madh Posta, e cila mund të shpërndajë karta kombëtare në bashkëpunim me sektorin financiar, duke bërë të mundur që edhe në ato zona ku nuk ka degë të bankës, pensionistët të përdorin pikat e Postës për të tërhequr fondet me kartë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments