Projektligji “Për strehimin social“, i cili është depozituar në Kuvend do t’u krijojë mundësinë disa kategorive punonjësish për të marrë një kredi të butë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se miratimi i këtij ligji i hap rrugën qeverisë për miratimin e kategorive që do të mund të përfitojnë kredi të buta. Ajo po ashtu, informoi se nga 1 janari hyn në fuqi vendimi për krijimin e fondit social për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara. “Nga 1 janari hyn në fuqi neni i ligjit, i cili parashikon krijimin e fondit social, ku çdo institucion publik me mbi një numër të caktuar punonjësish, apo ent privat do të jetë i detyruar të punësojë një apo disa persona me aftësi të kufizuara, ose të paguajë një pagë të barabartë me pagën minimale në në fond të veçantë që do të përdoret për personat me aftësi të kufizuara”, u shpreh Ibrahimaj. Sipas saj, kjo politikë do t’í garantojë të ardhura më shumë buxhetit për të mbështetur personat me aftësi të kufizuar, punësim dhe aftësim dhe një jetë më të denjë atyre personave që mund të punojnë, në mënyrë që zgjidhja të jetë punësimi dhe aftësimi dhe jo vetëm rritja e masës së shpërblimit”, deklaroi ministrja. atsh
Ligji për kredi të buta për disa kategori punonjësish
RELATED ARTICLES