Wednesday, October 23, 2024
HomeMJEDISLigatinat, “strehëza” të biodiveristetit

Ligatinat, “strehëza” të biodiveristetit

Agjencitë e Zonave të Mbrojtura në të gjithë vendin kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh, me fokus ndërgjegjësimin dhe njohjen e brezit të ri me ligatinat dhe rëndësinë e tyre për të ardhmen e njerëzimit. Ligatinat janë një ekosistem mjaft i rëndësishëm që sigurojnë një larmi përfitimesh përfshirë filtrimin e ujit, sigurimin e biodiversitetit, mbrojtjen e bregdetit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. E ardhmja e njerëzimit varet nga ligatinat, megjithatë, gjysma e ligatinave në botë janë zhdukur gjatë shekullit të fundit. Shumë pak vetë e dinë se në 3% sipërfaqe ligatinore në bregdet, përmblidhen 75% e vlerave të biodiversitetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments