Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTLiga e Kombeve për vajza/Grima fton 20 futbolliste

Liga e Kombeve për vajza/Grima fton 20 futbolliste

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të nisë këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të grupit në Ligën e Kombeve ndaj Irlandës së Veriut dhe Hungarisë. Trajneri i vajzave kuqezi, Armir Grima ka shpallur edhe listën me emrat e 20 lojtarëve që do të grumbullohen për këto dy sfida vendimtare për renditjen e Shqipërisë në grupin B1 të Ligës B. Grupi ka risi në këtë grumbullim, me Vesa Paqarizin e Fortesa Berishën që i bashkohen skuadrës pas pajisjes me pasaporta shqiptare. Sakaq, rikthehet me ekipin edhe Esi Lufo, e cila është transferuar në ekipin e Rivers FC në Kanada. Ndërkaq, pjesa tjetër e lojtareve të grumbulluara nuk ndryshon. Përfaqësuesja kuqezi do të grumbullohet të hënën e 27 nëntorit në Tiranë dhe do të zhvillojë seancat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Më 1 dhjetor, vajzat kuqezi do të përballen me Irlandën e Veriut në stadiumin “Air Albania” në ora 17:00. Sakaq, me 5 dhjetor do të luajë ndeshjen e fundit në grup, ndaj Hungarisë në transfertë. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Hidegkuti Nándor” në ora 17:00. Më poshtë, edhe lista e plotë me emrat e 20 lojtareve të grumbulluara për ndeshjen me Irlandën e Veriut dhe Hungarinë:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ