Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTLiga e Kampioneve,“Partizani” përballë “Bate Borisov”

Liga e Kampioneve,“Partizani” përballë “Bate Borisov”

“Partizani” do të përballet me ekipin bjellorus të “Bate Borisov”, në kuadër të turnit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve. Në shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës, janë përcaktuar dhe përballjet e turnit të parë të Ligës së Kampionëve për sezonin 2023-2024. “Partizani” kampion i Shqipërisë, pritet të luajë në 11 ose 12 korrik në Tiranë përballë skuadrës bjelloruse “Bate Borisov”, ndërsa ndeshjen e kthimit do ta luajë në transfertë, në datën 18 ose 19 korrik. Kjo sfidë nuk duket aspak e lehtë për të kuqtë, të cilët do të gjejnë në rrugëtimin e tyre një skuadër, e cila është në formë të mirë për faktin se aktualisht janë në aktivitet, pasi është java e 11 e kampionatit. Pas shortit ka reaguar dhe klubi kryeqytetas. “BATE Borisov”, kampionia e Bjellorusisë, do të jetë kundërshtari ynë në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve. Ndeshjet e këtij turi do të luhen në 11-12 dhe 18-19 korrik”, njofton zyra e shtypit e klubit “Partizani”, në rrjetet sociale ndjekësit e saj. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ