Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMILidhja e Porto Romanos përmes daljes së Shkozetit 

Lidhja e Porto Romanos përmes daljes së Shkozetit 

Në Durrës po merr formë dita-ditës vepra infrastrukturore që do të lidhë portin e Porto Romanos me daljen e Shkozetit. Punimet në lotin e 3 të segmentit rrugor Porto Romano-Durrës kanë avancuar ndjeshëm dhe janë drejt përfundimit.

Kanë përfunduar shtresat asfaltike, sinjalistika vertikale dhe horizontale në rreth 6 km, ka përfunduar ndërtimi i tre urave, si dhe kanë përfunduar punimet e ndriçimit rrugor.

Ndërkohë, po punohet në segmentin e fundit rreth 1.2 km me shtresën e stabilizantit dhe trafikndarëset. Porto-Romano do të bëhet porti më i madh detar i Shqipërisë, duke ofruar një strukturë mallrash të klasit botëror për bizneset e rajonit dhe duke shtrirë përfitimet ekonomike në të gjithë Evropën Juglindore.

Porti i ri në Durrësit në Porto-Romano, i integruar me projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë, portin e thatë në Prishtinë dhe Portin e thatë në Strugë, përveç rritjes së bashkëpunimit mes vendeve pritet të kthejë Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments