Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARELideri çeçen pranon humbjet e rënda në Ukrainë

Lideri çeçen pranon humbjet e rënda në Ukrainë

Sundimtari i republikës ruse të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, pranoi se ai pësoi viktima të mëdha në radhët e tij – të cilët po mbështesin Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës pas një bombardimi artilerie nga trupat ukrainase. “Njëzet e tre luftëtarë vdiqën dhe 58 u plagosën”, shkroi Kadyrov në kanalin e tij Telegram. Burimet ukrainase raportuan në fillim të kësaj jave se një njësi çeçene në rajonin jugor të Ukrainës Kherson kishte zbuluar vendndodhjen e saj nëpërmjet fotove në rrjetet sociale, gjë që çoi në goditjen e saj nga zjarri artilerie. Normalisht, zyrtarët rusë nuk publikojnë të dhëna për viktimat e tyre. Në këtë rast, Kadyrov mund të ketë sfiduar shifrat edhe më të larta të ofruara nga ekipi ukrainas. Udhëheqësi çeçen u bëri thirrje gjithashtu bashkatdhetarëve të tij që të ”mobilizohen për luftën në Ukrainë”. Që nga fillimi i luftës ruse më shumë se tetë muaj më parë, Kadyrov është dalluar si një nga mbështetësit më të vendosur të konfliktit dhe gjithashtu ka dërguar njësitë e tij në Ukrainë. Ai kritikonte rregullisht udhëheqjen e ushtrisë ruse, shpesh në bashkëpunim me financuesin e njësive mercenare Wagner, Yevgeny Prigozhin, për të qenë shumë i butë. Kadyrov gjithashtu bëri thirrje për përdorimin e armëve bërthamore kundër Ukrainës.https://ata.gov.al/2022/10/28/fokus-lideri-cecen-pranon-humbjet-e-renda-ne-ukraine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments