Aktualisht është ngritur një grup pune i cili po punon në lidhje me projektin e rihapjes së Liceut Francez në Korçë. Deri më tani janë zhvilluar disa takime të Komitetit Pilotues për bashkëpunim mes institucioneve qendrore e vendore me ekspertin e qeverisë franceze.
Projekti për ringritjen e Liceut Francez është vazhdë e traditës të miqësisë së mirë mes dy vendeve dhe do të zgjerojë hapësirën për një perspektivë të re për shumë të rinj të qarkut të Korçës e më gjerë.





