Njësia Administrative Stëblevë-Fushë Studen mbetet një ndër zonat më të frekuentueshme gjatë sezonit turistik dimëror në Qarkun e Elbasanit.
Ky zhvillim ka ardhur edhe pas investimit në infrastrukturën rrugore Librazhd-Stëblevë.
Asfaltimi i plotë i rrugës ka bërë që zona të frekuentohet nga shumë vizitorë ndaj dhe shumë banorë kanë vendosur të kthehen nga emigracioni dhe të investojnë kursimet e tyre në hapjen e bujtinave.
Bashkia Librazhd do të investojë dhe në zona të tjera përsa i takon infrastrukturës rrugore duke lidhur fshatrat me njëra tjetrën. Gjithashtu sfidë mbetet dhe hapja e shtigjeve duke i mundësuar vizitorëve kalimin e tyre për të shijuar mrekullitë natyrore të zonës.
Sezoni turistik Stëblevë-Fush Studen është zgjatur kjo zonë nuk frekuentohet vetëm në dimër por edhe gjatë sezoneve të tjera ndaj së shpejti pritet që investimet në infrastrukturë të përfshijnë dhe fshatrat të tjera që lidhen me pikat e pëlqyera nga turistët.