Friday, November 22, 2024
HomeMJEDISLibofshë: Një oaz në mes të Myzeqesë

Libofshë: Një oaz në mes të Myzeqesë

E shpallur Monument Natyre, kurora e lumit Seman në Libofshë është një park i mrekullueshëm natyror që tërheq gjithmonë e më tepër turistët e natyrës. Parku cilësohet si i vetmi pyll autokton myzeqar dhe është një resurs që shërben në mënyrë fantastike për turizëm natyror dhe ekskursione të organizuara. I shtrirë në rrjedhën e poshtme të lumit Seman, në afërsi të Libofshës, rreth 1 metër mbi nivelin e detit, kurora e pemëve ndjek shtratin e dikurshëm të lumit Seman, të braktisur prej tij, si pasojë e karakterit tepër endacak në këtë sektor të rrjedhjes së tij.

Parku natyror është disa kilometra i gjatë dhe me sipërfaqe rreth 44 ha dhe në të është formuar një ekosistem i veçantë, që dallohet për biodiversitet të lartë. Pylli ruan të gjitha llojet e drurëve me të cilat ka qenë e mbuluar Myzeqeja si: vidhi, rrënja, rrapi, verriu, shelgu, frashëri, plepi i bardhë, dëllinja, dafina, dëllinja e zezë dhe shumë shkure të tjera. Kurora e lumit Seman në Libofshë ka rëndësi shkencore e sidomos biologjike, si dhe vlera të veçanta ekologjike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments