Rreth 1,2 milionë njerëz në Liban janë zhvendosur nga bombardimet masive ajrore të Izraelit, sipas qeverisë në Bejrut.

“Rreth 160 000 njerëz kanë gjetur strehim”, sipas kreut të komitetit të urgjencës të qeverisë, Nasser Yassin.

“Pothuajse 300 000 njerëz kanë kaluar kufirin në Sirinë e shkatërruar nga lufta civile – që kur Izraeli filloi fazën e tij të sulmeve intensive ndaj objektivave – që i përkasin milicisë shiite Hezbollah javën e kaluar”, sipas raporteve të qeverisë.

Hezbollahu ka qëlluar me raketa çdo ditë drejt Izraelit prej disa muajsh. Synimi i deklaruar i Izraelit është të largojë milicinë nga kufiri për të mundësuar rreth 60 000 izraelitë të evakuuar nga zona veriore të kthehen në shtëpi.