Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALELezha më e pastër e më shumë vizitorë 

Lezha më e pastër e më shumë vizitorë 

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar sot në lidhje me disa spote që dëmtojnë turizmin në Lezhë. Në një reagim në rrjetet sociale, Ndreu shprehet se promovimin e turizmit disa të helmatisur në gjak me politikë dhe me krunde në kokë, e lidhin me inatin personal ndaj dikujt, me përkatësinë partiake, me sensin e të zezës për çdo gjë e për këdo. “Natyrisht, jetojmë në Shqipëri dhe kemi shumë defekte dhe probleme. Por kjo nuk do të thotë që të gërmosh e të gjesh patjetër mes shume ndryshimeve, ca spote të zeza që në fakt na i latë trashëgimi si medalje turpi tuajën, për qeverisjen e shëmtuar që i dhatë qytetit. Probleme ka dhe një hotel në Francë, dhe një bregdet në Itali, dhe një restorant në Spanjë, apo një trafik në Kroaci e kudo, por askush nuk bën tellallin kundër vendit te vet, e të shembë mundin e djersën e qindra punonjëseve që punojnë në mes të vapës, dhe që nuk e marrin me rrogën pa e parë bashkinë me sy si dikur, duke lënë pirgun e plehrave të mbulonte plazhet. Menaxhimi i plazhit nuk bëhet me fantazi dhe me suflerë gojëprishur, që japin mend se çfarë duhet, por nuk llogarisin mundësitë, nuk shohin përmirësimet e ndjeshme dhe nuk shqyejnë gojën njëherë për promovimin e vendit të vetë. Kush i ka rregulluar të gjitha në shtëpinë e vetë, le të dalë dhe të japë mend si bëhet se po mbajmë shënime që mos t’i harrojmë”, shprehet ai. Ndreu thekson se, këtë vit Lezha ka patur më shumë vizitorë vendas dhe të huaj se në vitin 2019. “Lezha me plazhet e saj dhe me pikat atraktive sivjet ka pjesëmarrjen më të lartë edhe se 2019 me shqiptarë dhe të huaj. Kush nuk shikon, të verë syze, kush nuk di të pyesë, kush ka helm në trup të vazhdojë gjuhëlehjen, siç thoshte Gjetja. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments