Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARELeyen:Ukraina do t’i bashkohet BE

Leyen:Ukraina do t’i bashkohet BE

Nuk ka dyshim se Ukraina një ditë do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursala von der Leyen në konferencën për rindërtimin e Ukrainës, në Londër. “Ukrainasit na thonë se kur imagjinojnë të ardhmen e tyre, ata shohin flamurin e Evropës që fluturon mbi qytetet e tyre. Nuk kam asnjë dyshim se Ukraina do të jetë pjesë e bashkimit tonë”, tha von der Leyen. Ajo gjithashtu tha se Kievi ka përshpejtuar axhendën e tij të reformave me vendosmëri mbresëlënëse. Ministrja e Jashtme gjermane,Annalena Baerbock tha se rindërtimi i Ukrainës duhet të lidhet më ngushtë me procesin e pranimit në BE. “Mbi të gjitha, në një afat të gjatë ne duam të ndihmojmë në krijimin e bazave për një ekonomi të lulëzuar të Ukrainës, e përshtatshme për të ardhmen nëpërmjet procesit të pranimit në BE”, tha Baerbock. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments