Ylli polak i Barcelonës, Robert Lewandowski është nderuar me çmimin “Këmba e Artë” 2022 në një ceremoni të organizuar në Monako. Përpara se të merrte çmimin prestigjioz në Forumin Grimaldi të mërkurën, futbollistit 34-vjeç, Lewandowski-t iu modelua gjurma e shputës së tij. “Jam shumë i lumtur. Jam shumë krenar. Ndërsa për mua, është një nder i madh të fitoj çmimin ‘Këmba e Artë’. Është një njohje për gjithçka që jam duke bërë dhe kam bërë. E di sa shumë është dashur të punoj për këtë”, tha Lewandowski në një video para ceremonisë. “Gjithashtu, ajo që është e rëndësishme në jetën tonë është se ne po përpiqemi të bëjmë dhe të jemi më të mirët”, tha ai. Lewandowski, sulmuesi i mëparshëm i Bayern Mynihut që e ndihmoi atë të fitonte tituj të shumtë në Bundesligën gjermane, në vitin 2020 fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve të UEFA-s me ish klubin e tij. Në korrik të këtij viti ai u largua nga Bayerni për t’u bashkuar me Barcelonën. Gjithashtu të mërkurën, strategu turk Fatih Terim, i cili më parë drejtoi kombëtaren e Türkiye-s, klubin turk Galatasaray, klubet italiane Fiorentina dhe AC Milan, fitoi çmimin “Këmba e Artë” në kategorinë e legjendave. Terim arriti të fitojë Kupën UEFA 2000 me Galatasaray-in dhe fitoi 8 tituj të nivelit të lartë në Super Ligën turke si trajner. Ai drejtoi Türkiye-n në Kampionatin Evropian UEFA 1996, 2008 dhe 2016. Türkiye e udhëhequr nga Terim luajti në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian EURO 2008. “Këmba e Artë” është një çmim prestigjioz ndërkombëtar që u jepet figurave dhe lojtarëve të futbollit për arritjet dhe personalitetin e tyre sportiv dhe mund të ndahet vetëm një herë.ATA
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on