Lëvozhga e karkalecave përmban një biopolimer, kitin, i cili, i shtuar në përzierjen e çimentos, e bën atë deri në 40% më rezistent, sipas një studimi të botuar në ”Cement and Concrete Composites”, shkruan focus.it. Studimi thekson se përdorimi i mbetjeve të karkalecave do të kontribuonte edhe në zvogëlimin e emetimeve të dyoksidit të karbonit, të prodhuara nga industria e çimentos. ”Duke rritur forcën e çimentos, kjo përzierje e re mund të ndihmojë edhe në uljen e sasisë së emetimeve të dyoksidit të karbonit gjatë prodhimit”, shpjegon Somayeh Nassiri, autore e studimit. Çimentoja është materiali më i përdorur në botë pas ujit. Prodhimi i saj lëshon shumë CO2, pasi kërkon përdorimin e lëndëve djegëse fosile për të arritur temperaturën 1 500°C , e nevojshme për gatimin e klinkerit (“baza” e përbërë nga gur gëlqeror ose gips dhe balta). Industria e çimentos është përgjegjëse për rreth 15% të të gjithë konsumit të energjisë industriale dhe 5% të emetimeve të gazeve serrë në mbarë botën. Nanokristalet dhe nanofibrat e kitinës janë rreth një mijë herë më të vogla se flokët e njeriut. Kitina është biopolimeri më i bollshëm në natyrë pas kolagjenit. Mbetjet e peshkut janë gjithashtu një problem serioz për industrinë e peshkimit. Çdo vit vetëm Evropa prodhon 2,5 milionë tonë mbetje, shumica e të cilave përfundojnë në det. Mbetjet e gaforreve, karkalecave dhe karavidheve përbëhen nga 20-30% kitin, dhe pjesa tjetër nga karbonat kalciumi. Suksesi i kitinës si ngurtësues është për shkak të mënyrës se si ndërvepron me grimcat e çimentos. “Nanogrimcat e kitinës sprapsin grimcat e çimentos, duke ndryshuar kapacitetin e tyre të hidratimit”, shpjegon Michael Wolcott, një nga autorët.https://ata.gov.al/2022/11/02/beton-nga-karkalecat/
Lëvozhga e karkalecave
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on