Në Leskovik vijon puna për ndërhyrjen rigjeneruese në blloqet e banimit. Prefekti i qarkut të Korçës dhe kryetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai, vizituan ecurinë e zbatimit të punimeve të këtij projekti. Ky projekt financuar nga qeveria nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit me vlerë investimi 32,130,078 lekë me TVSH.
“Nga biseda me banorë kuptova se ky investim është mirëpritur, pasi përveçse po i krijon një pamje tjetër estetike qytezës, ndikon drejtpërdrejtë edhe në kostot për ngrohje gjatë periudhës së dimrit”, tha Jole. Jole u shpreh se “Leskoviku me natyrën e mrekullueshme që e rrethon, ka një potencial jo të vogël për të krijuar premisa dhe impulse të reja që më shumë turistë vendas e të huaj ta vizitojnë në të katër stinët e vitit”.
Leskoviku veçohet për relievin malor e kodrinor, me pyje, florë dhe faunë të pasur, me burime ujërash minerale-kurative e vreshtari.