Ai tha se duhet të kërkohen rrugët drejt pajtimit dhe drejtësisë. “Të lutemi për paqe, në një moment kaq historik, kur vlera e dinjitetit njerëzor po humbet gjithnjë e më shumë dhe lufta është bërë përsëri modë”, tha Papa Leoni.

Edhe në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e Vatikanit thuhet se Papa Leone XIV priti dhe u takua gjithashtu me Masoud Barzani-n, udhëheqësin e Partisë Demokratike të Kurdistanit (KDP) në Irak.

Nuk u nda asnjë informacion në lidhje me përmbajtjen e takimit.