Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMILeku me 2.5% ndaj euros

Leku me 2.5% ndaj euros

Mbiçmimi i monedhës sonë ndaj asaj evropiane ka ndihmuar në përpjekjet tona për të kontrolluar dhe përmbajtur inflacionin. Kështu tha sot guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në workshop-in XVI të Kërkimit Ekonomik për Evropën Juglindore (EJL), që zhvilloi punimet në Tiranë, teksa vuri në dukje se, “gjatë vitit 2022, monedha jonë, leku, është mbiçmuar mesatarisht me 2.5% ndaj monedhës euro, falë të ardhurave të konsiderueshme të gjeneruara nga turizmi, Investimet e Huaja Direkte të larta, dhe primet e përmbajtura të rrezikut”. Sejko tha se, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një proces normalizimi gradual të politikës monetare, duke siguruar që shpejtësia e normalizimit do të kthejë inflacionin në objektiv, brenda një periudhe kohore të arsyeshme dhe me kosto sa më të ulëta për aktivitetin ekonomik. Guvernatori deklaroi se, konvergjenca e ciklit të politikës sonë monetare me atë të eurozonës e forcoi më tej mbiçmim e lekut. Paralelisht, vijoi ai, edhe çmimi i rregulluar i energjisë për familjet shqiptare ka ndihmuar në përthithjen e presioneve të huaja inflacioniste, ndërsa vuri në dukje se, angazhimi ynë për stabilitetin e çmimeve ka për qëllim të ruajë fuqinë blerëse të të ardhurave të familjeve dhe të kursimeve të individëve; të ruajë stabilitetin financiar dhe të krijojë kushte optimale të kredisë; të ndihmojë sektorin privat që të zhvillojë veprimtari të besueshme dhe plane të qëndrueshme investimi. “Projeksionet tona, të cilat përfitojnë nga të njëjtat modele dhe analiza të kërkimit, sugjerojnë se raundi aktual i rritjeve të normës bazë të interesit nuk do të çojë ekonominë në recension. Ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm. Në këtë drejtim, rritja aktuale e normës bazë të interesit, e cila ka për qëllim të ruajë stabilitetin e çmimeve dhe të ankorojë pritjet për inflacionin, është njëkohësisht një masë për të mbrojtur jo vetëm ekonominë, por edhe sektorin privat e individët nga efektet negative të tij. Kjo është veçanërisht e vërtetë dhe e rëndësishme për shtresat e popullsisë me të ardhura të ulëta, të cilat janë goditur më shumë nga efektet negative të inflacionit të lartë e të qëndrueshëm”, deklaroi Sejko.https://ata.gov.al/2022/12/05/leku-u-mbicmua-mesatarisht-me-2-5-ndaj-euros/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments