Monedhat e huaja e kanë nisur mbarë muajin shtator. Ato u forcuan ndjeshëm këtë të premte në kursin e këmbimit me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 99.89 lekë, ose 0.43 lekë më tepër se një ditë më parë.
Një euro u këmbye me 108.42 lekë, ose 0.21 lekë më shumë se dje.
Poundi Britanik gjithashtu fitoi terren në kursin e këmbimit me lekun duke u kuotuar 126.68 lekë ose 0.49 lekë më tepër se dje, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 113.24 lekë ose 0.36 lekë më tepër se dje.