Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku u nënçmua në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.69 lekë dhe këmbehet me 94.45 lekë, ndërsa euroja fitoi terren me 0.42 lekë dhe këmbehet me 103.62 lekë. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, u ngjit në kuotën 120.17 lekë, duke shënuar një rritje me 0.63 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 107.80 lekë, ose 0.56 lekë më shumë se në fundjavë.