Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku forcoi pozitat ndaj dollarit amerikan dhe monedhës evropiane krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 112.20 lekë, ose 1.38 lekë më pak se një ditë më parë. Monedha evropiane këmbehet në kuotën 116.94 lekë, duke zbritur me 0.04 lekë dhe paundi britanik zbriti me 0.69 lekë dhe këmbehet me 132.98 lekë. Leku fitoi pikë e dhe ndaj frangës zvicerane, që u nënçmua me 0.49 lekë dhe këmbehet sot në kotën e 119.48 lekëve.https://ata.gov.al/2022/11/15/leku-fiton-terren-ndaj-euros-dhe-dollarit-amerikan-2/