Qeveria suedeze ka planifikuar të shpërndajë 30 miliardë korona (2.84 miliardë dollarë) për të ndihmuar familjet të përballen me kostot e larta të energjisë, njoftoi sot kryeministrja suedeze Magdalena Andersson. Fondi do t’u shpërndahet familjeve suedeze ose drejtpërdrejt ose tërthorazi përmes “Kraftnät”, e cila është përgjegjëse për furnizimin me energji elektrike. “Ne nuk do të lejojmë presidentin rus, Vladimir Putin të mbajë peng familjet suedeze dhe industrinë suedeze”, tha Andersson. “Tregu nuk ishte i përgatitur për situata ekstreme si kjo”, shtoi ajo. Lufta e Putinit në Ukrainë është një arsye kryesore për rritjen e çmimeve të energjisë, ndërsa Evropa ka vazhduar të reduktojë varësinë nga gazi rus. https://ata.gov.al/2022/08/17/suedi-lehtesim-financiar-mes-kostove-te-larta-te-energjise/
Lehtësim financiar mes kostove të larta të energjisë
RELATED ARTICLES