Pas dorëzimit të aplikimit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (DPD) trajton kërkesën dhe kthen përgjigje brenda një periudhe prej 1 deri në 28 ditë.
Njoftimi i vendimit bëhet përmes email-it, ndërsa autorizimi i miratuar dërgohet me nënshkrim elektronik.
Autorizimi ka vlefshmëri nga 1 deri në 5 vite, në varësi të aktivitetit dhe kërkesës së subjektit.
Ky zhvillim vjen si pjesë e përpjekjeve për të modernizuar administratën doganore, për të lehtësuar procedurat për biznesin, si dhe për të nxitur eksportin dhe përpunimin industrial në Shqipëri.
e-Albania vijon të zgjerojë gamën e shërbimeve publike online, duke ofruar zgjidhje të shpejta, transparente dhe të aksesueshme me vetëm një klik