Ministrja e Finanacave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur ndryshimet e regjistrimit të shoqërive me përgjegjësi të kufizuar (SHPK). Sipas saj, ndryshimet përmirësojnë shërbimin dhe tanimë çdo vendimmarrje e QKB, do të përcillet te subjektet me vulë elektronike. “Ky shërbim që ofrohet përmes e-Albania, mundëson plotësimin e të gjitha mangësive në dokumentacion apo ndreqjen e gabimeve, në përputhje me kërkesat ligjore”, tha Ibrahimaj, teksa vuri në dukje se, garantohet njoftimi i subjekteve në disa kanale komunikimi si në llogarinë e tyre në e-Albania, me anë të sms-ve si dhe me anë të postës elektronike. Ministrja theksoi se, “QKB është pranë biznesit duke iu ofruar asistencë për çdo paqartësi nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimeve”. “Jemi të angazhuar t’ju ofrojmë shërbim sa më cilësor, në kohë reale, duke reduktuar kohën, duke rritur transparencën si dhe lehtësuar finalizimin e këtij procesi”, deklaroi Ibrahimaj. ATA