Jordan Bardella zëvendëson Marine Le Pen, si presidente e partisë kryesore të së djathtës ekstreme në Francë. Bardella, një 27-vjeçar ambicioz dhe anëtar i Parlamentit Evropian, fitoi gjatë një votimi brenda partisë me 85% të votave. Ai bëhet lideri i parë që drejton partinë kundër emigracionit, që nuk ka më në drejtim emrin e Le Pen, që kur u themelua gjysmë shekulli më parë. Tubimi Kombëtar po kërkon të përfitojë nga rezultati pozitiv që mori në zgjedhjet legjislative të këtij viti, si dhe mbështetjen gjithnjë në rritje për partitë e ekstremit të djathtë kudo në Evropë, veçanërisht në Italinë fqinje. Marine Le Pen ka thënë se dëshiron të fokusohet në drejtimin e 89 ligjvënësve të partisë në Asamblenë Kombëtare franceze. Ajo pritet të ketë akoma fuqi të madhe në udhëheqjen e partis, si dhe të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale franceze në vitin 2027. Bardella ka qenë presidenti i përkohshëm i Tubimit Kombëtar, që kur Le Pen hyri në garën presidenciale të vitit të kaluar. Në garë, ai mundi rivalin Louis Aliot, 53 vjeç, kryebashkiak i Perpignan.https://lajme.rtsh.al/artikull/le-pen-largohet-nga-drejtimi-i-partise-franceze-te-ekstremit-te-djathte-jordan-bardella-zgjidhet-lideri-i-ri-