Larry u adoptua nga një strehë për kafshë në vitin 2011 dhe që prej asaj kohe është bërë një figurë ikonike e rezidencës zyrtare të kryeministrit britanik. Detyra e tij zyrtare është kontrolli i minjve në ndërtesën historike, por ai është kthyer edhe në një simbol të vazhdimësisë politike, pasi ka “bashkëjetuar” me disa kryeministra.
Gjatë viteve, Larry është fotografuar shpesh para derës së zezë me numrin 10, duke tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe turistëve. Me një profil aktiv edhe në rrjetet sociale, ai ka fituar një status të veçantë publik, duke u konsideruar si një nga “banorët” më të qëndrueshëm të Downing Street.
Në 15-vjetorin e tij në detyrë, mediet britanike e kanë cilësuar Larry-n si një “institucion” më vete, një prani e qetë në zemër të politikës britanike.





