Grupi EOD i Batalionit të Xhenjos kreu një operacion për identifikimin dhe largimin e municioneve të paplasura në bashkinë e Delvinës, njoftoi sot Komanda Mbështetëse.

Municionet e artilerisë u gjetën dhe u larguan në zonën “Mulliri i Bardhë”, përgjatë rrugës Delvinë–Sarandë, duke garantuar sigurinë e komunitetit dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ky operacion u zhvillua me kërkesë të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe në bashkëpunim me strukturat përkatëse.