Pika fundore e trajtimit të mbetjeve në Maliq i shërben të gjitha bashkive të qarkut Korçë dhe është shembull i bashkëpunimit ndërbashkiak, inovacionit dhe edukimit mjedisor.Landfilli i Maliqit është një nga investimet më të rëndësishme për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve në qarkun e Korçës. Ai shërben si vendgrumbullimi kryesor për mbetjet e bashkive të qarkut dhe funksionon sipas standardeve bashkëkohore të mbrojtjes së mjedisit.
Në këtë landfill janë ndërmarrë masa të posaçme për izolimin e shtresave të tokës, grumbullimin e ujërave të ndotura dhe trajtimin e gazrave që krijohen nga mbetjet, duke rritur sigurinë mjedisore dhe shëndetësore për komunitetin.





